Rreth dy vite pasi kishte fituar lirinë nga burgu i Fushë-Krujës, ish-anëtari i bandës së Durrësit, Endrit Dokle, hyn sërish në problem me uniformat.
Rreth orës 20:00 të së shtunës, ai është ndaluar nga forcat e Policisë së Tiranës, teksa ishte duke udhëtuar me një mjet të blinduar nën shoqëri të Fatjon Muratit dhe Gentian Reçit. Policia kishte dijeni se në këtë mjet, lëvizte një person në kërkim dhe bëri ndalimin e tij dhe shoqërimin e të gjithë personave në drejtori.
Fatjon Murati ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi ka rezultuar posedues i armëve të zjarrit të gjetura në një kompleks rezitencial në kryeqytet. Për këtë bazë armatimi ra në pranga 25-vjeçari nga Laçi Kristian Gjini, ndërsa në ambientet e marra me qira nga ai u gjetën 7 armë zjarri, 4 silenciator, municione e sende të tjera të paligjshme.
Emri i Fatjon Muratit doli në skenë edhe pas vrasjes së 3-fishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës më 17 korrik, kur humbën jetën Blilant Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha. Prokuroria nxori një listë personash, mes të cilëve ishte dhe Fatjon Muaraj, si persona që mund të kishte dijeni për ngjarjen.
Fatjon Murataj u ndalua nga policia dhe pritet të dalë ditët e ardhshme para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa ndaj Endrit Dokles e Gentjan Reçi po vijojnë veprimet hetimore.
Ish-anëtari i bandës së Durrësit, Indrit Dokle u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm nga gjykata për krimet e kryera dhe më pas e konvertoi në 25 vite burg. Me një vendim gjykate nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha ai fitoi lirinë.
Por muajt në liri nuk ishin të qetë. Arrestimi i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani nxori në dritë kërcënime serioze që i kanoseshin Indrit Dokles. Sipas Dumanit, Ervis Martinaj i kishte premtuar 500 mijë euro nëse ai do të eliminonte Indrit Doklen.
Pas publikimit të dëshmisë së Dumanit, në vend ndodhën krime ku u eliminuan njerëz të Martinajt, përfshi dhe kushëririn e tij, kur ndër të dyshuarit ishte edhe Indrit Dokle, por që për të policia s’ka pasur prova. /tch/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Spasovski: Maqedonia e Veriut ka konfiskuar një numër rekord të lëndëve narkotike

Çeku: Kurti do ta ketë shumë shpejt përgjigjen për të gjithë lidhur me zhvillimet e fundit

Raci: Vështirë të besohet se Kurti që po lufton krimin në veri të gjendet në listë me Dodikun e Radojçiqin

Tri kërkesat e ndërkombëtarëve, analistët: Taktikat e Kurtit për tërheqje nga qëndrimet e tij në momentet e fundit nuk janë të suksesshme

Taravari: Shtetasit e Kosovës do të paguajnë për shërbime shëndetësore në Maqedoni njëjtë si shtetasit e RMV-së

Tensionet në veri, Lajçak tregon se çfarë biseduan me Vuçiqin

Escobar kërkon sërish themelimin e Asociacionit, thotë se palët duhet t'i kthehen normalizimit të marrëdhënieve

Nga masat e ashpra për Kosovën te shpallja “non grata” për Kurtin dhe Sveçlën, Euronews Albania publikon pikat e sanksioneve të mundshme

Situata në PD e paqartë, japin dorëheqjen nga kryesia deputetët Oriela Nebiaj dhe Flamur Hoxha

TradeCo LLC

Kolegji Universum

evroTarget L.L.C

KiKxxl & evroTarget LLC

KiKxxl & evroTarget LLC

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?
Më të lexuarat

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion"

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Prezantuesja kroate dhe legjenda Hierro janë në pritje të fëmijës së parë të përbashkët

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden