LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet Imami nga Somalia, po planifikonte sulm terrorist në Romë

Arrestohet Imami nga Somalia, po planifikonte sulm terrorist në Romë

Autoritetet italiane kanë arritur të vënë në pranga një imam nga Somalia i cili dyshohej se po planifikonte që të sulmonte në Romë. Ai ishte një azil-kërkues që ishte larguar nga qendra e strehimit të emigrantëve në Campomarino dhe njëkohësisht një person që predikonte fenë islame.

Arrestimi i Imamit u bë pas përgjimit të bisedave të tij telefonike. “Lufta vazhdon. Le të fillojmë nga Italia. Shkojmë në Romë.” Mësohet të jetë shprehur 22-vjecari gjatë një bisede me një person ende të paidentifikuar.


Një imam nga Somalia është vënë në pranga për dyshime që lidhen me planifikimin e kryerjes së akteve terroriste. Policia ka bërë me dije se bëhet fjalë për një 22-vjeçar azil-kërkues i cili ishte larguar nga qëndra e strehimit të emigrantëve në Campomarino.

Autoritetet kanë mundur që të përgjojnë bisedat e tij telefonike, nga ku është marrë vesh se ai po planifikonte që të godiste kryeqytetin e Italisë. “Lufta vazhdon. Le të fillojmë nga Italia. Shkojmë në Romë.” Mësohet të jetë shprehur 22-vjecari gjatë një bisede me një person ende të paidentifikuar.

Ndërkohë për mediat është prononcuar shefi i Prokurorisë, Armando D’Alterio , i cili tha se ka prova të arsyeshme të cilat të bëjnë të mendosh se imami po planifikonte që të godiste Romën. Ai shtoi se ky person ka qenë vazhdimisht në përgjim dhe se dyshohet të ketë përdorur rolin e tij për të radikalizuar dhjetëra të rinj.

22-vjeçari dyshohet se ka lidhje me militantët e Shtetit Islamik si dhe me grupin terrorist të vendlindjes së tij, Al-Shabaab. Regjistrimi i tij si azil-kërkues ka shqetësuar mbarë opinionin italian, pasi shumë qytetarë druhen se kufinjtë e jashtëm të Evropës nuk janë më të sigurt për shkak të krizës së emigrantëve. Nga ana tjetër, autoritetet kanë bërë me dije se do të nisin një hetim për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Amerika Latine
Kalo në kategori