LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Milloshevë i dyshuari për vjedhje të veturës në Ferizaj

Arrestohet në Milloshevë i dyshuari për vjedhje të veturës në Ferizaj
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture Ford në Ferizaj.

Sipas Policisë, rasti është raportuar nga viktima se më 16.12.2019 rreth orës 23:55 minuta i është vjedhur vetura e markës Ford, me targa lokale.

“Njësitet policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë informuar stacionet policore Lipjan dhe Prishtinë, pasi që dyshohej se vetura është duke qarkulluar në autostradën Ferizaj-Prishtinë. Falë bashkëpunimit dhe reagimit të shpejtë nga ana e njësive policore të DRP Prishtinë, rreth orës 01:20 minuta, në fshatin Milloshevë është ndaluar vetura me personin e dyshuar”, thuhet në njoftim.

“I dyshuari R.A. (m/sh/k 37 vjeç) është arrestuar si dhe është konfiskuar vetura, e cila pas përfundimit të procedurave ligjore, iu ka kthyer pronarit”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/