Arrestohet i dyshuari ndaj të cilit vite më parë është lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar
Policia e Kosovës (PK), në frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar, në këtë rast pas shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit të ndërsjellë të ILECU-t me autoritetet e disa shteteve, ka arritur ta identifikojë dhe të lokalizojë vendin ku qëndronte i dyshuari B. M, 1982, shtetas i Kosovës, ndaj të cilit ishte lëshuar letër- rreshtimi ndërkombëtar.
I dyshuari B. M. ishte në kërkim nga autoritetet vendore që nga viti 2007, pasi i njëjti dyshohej se ishte i përfshirë vite më herët në rastin penal ‘ndihmesë në vrasje të rëndë’, dhe që nga viti 2006 ishte dënuar me aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Pejë, me 4 (katër) vite burgim, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim në vitin 2004.
Ndërsa në vitin 2007 Gjykata Supreme e Kosovës me aktgjykim ka rritur dënimin nga 4 (katër) vite, në 12 (dymbëdhjetë) vite burgim dhe njëkohësisht me aktvendim ka urdhëruar që i akuzuari të dërgohet në mbajtje të dënimit, mirëpo aktvendimi nuk ka arritur të ekzekutohet, pasi i njëjti dyshohej se ka qenë jashtë vendit.
“Meqë personi i dyshuar dyshohej se ishte jashtë vendit kanë vazhduar procedurat e shpalljes së letër- rreshtimit ndërkombëtar dhe që nga ajo kohë i dyshuari ka qenë në kërkim ndërkombëtar. Policia e Kosovës , përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU-t) dhe njësisë FAST Kosova, në disa shtete të ndryshme të rajonit dhe Evropës kanë bërë kërkimin e personit të dyshuar si dhe kanë verifikuar e shkëmbyer informacione me interes të përbashkët, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personit të dyshuar”, thuhet në njoftim.
Në nëntor të vitit 2018 PK-ja ka pranuar informacion se i dyshuari ndodhej duke punuar në Gjermani, por me identitet të falsifikuar shqiptar dhe për këtë janë kryer verifikimet në dy shtete, në Gjermani dhe në Shqipëri.
“Informacionet dhe verifikimet zyrtare kanë rezultuar të drejta dhe FAST Gjermania kishte filluar të merrej me rastin, i cili ka rezultuar me arrestimin e tij dje me 7 shkurt 2019. Policia e Kosovës përmes institucioneve relevante ka filluar me procedurat e ekstradimit të personit të dyshuar”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert