LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet dhe paraburgoset ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski

Arrestohet dhe paraburgoset ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski

Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike, mbrëmë është arrestuar Vlladimir Atanasovski, i cili ka qenë drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa pasi është arrestuar gjykatësi i procedurës paraprake i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve, njofton Telegrafi Maqedoni.


Atanasovski është vlerësuar si një nga organizatorët e sulmit në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar nga ana e të akuzuarit Mihail Mlladenovski, i cili dje dëshmoi në gjykatë.

Atanasovski ka qenë në krye të DSK-së pas Sasho Mijallkovit, në periudhën 2016 deri 2017./Telegrafi/