Policia e Kosovës në Podujevë ka arrestuar një person i cili ishte në kërkim me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

“M. H, mashkull 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me  burgim, tri vite e pesë ditë, për  veprën vjedhje të rëndë”, thuhej në njoftim.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit. /Telegrafi/