LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’ në Mitrovicë

Arrestohen tre persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’ në Mitrovicë

Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës njofton se pas një hetimi intensiv hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

“Arrestimi i tre personave të dyshuar, njëri i moshës së mitur, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për kryerje të veprës penale që ishte raportuar dy javë më parë në Mitrovicë, ku cak i kësaj vjedhje ishte një shtëpi private, që ishte vjedhur një televizor, një frigorifer dhe vegla të ndryshme pune”, thuhet në raportin e policisë.


Sipas njoftimit policor në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur disa nga gjërat e vjedhura të cilat do t’i kthehen pronarit.
Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/