Policia e Kosovës ka arrestua shtatë persona në Deçan.

Reklama

Rasti ka ndodhur në rrugën “Haki Povataj” rreth orës 17:30.

“Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi janë rrahur në mes vete. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/