LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen pastaj lirohen dy persona në Prizren, iu gjetën në veturë armë dhe fishekë

Arrestohen pastaj lirohen dy persona në Prizren, iu gjetën në veturë armë dhe fishekë

Mbrëmë rreth orës 22:00 në fshatin Velezhe të Prizrenit, policia ka ndaluar një automjet me tabela vendore me vozitës dhe pasagjerin meshkuj, tek të cilët gjatë legjitimimit dhe kontrollimit tek vozitësi dhe pasagjeri janë gjetur dhe konfiskua dy armë zjarri –revole me nga një karikator dhe 17  fishekë.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e prokurorit lirohen kurse rasti  i proceduar mbetet në procedurë  të rregullt. /Telegrafi/