LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen katër të dyshuar në Podujevë për kontrabandim të druve

Arrestohen katër të dyshuar në Podujevë për kontrabandim të druve
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten katër persona të cilët dyshohen për kontrabandim të mallërave, në këtë rast druve.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy raste janë hasur në Dumnicë të epërme të Podujevës, ku janë ndaluar ngasësit e traktorëve, ndërkaq rasti i tretë ishte në fshatin Sllatin.


Detaje nga raporti i PK-së:

Kontrabandim me mallra

Dumnicë e epërme, Podujevë 06.10.2021 – 5:00. Njësiti policor ka ndaluar një traktor me ngasës mashkull kosovar , në traktor kishte të ngarkuar dru dhe vinte nga territori i Serbisë në drejtim të Republikës së Kosovës. Me konsultim të prokurorit traktori me dru është ndaluar përkohësisht në terminalin doganor ndërsa personi është liruar.

Dumnicë e epërme, Podujevë 06.10.2021 – 5:00. Njësiti policor ka ndaluar një traktor me ngasës mashkull kosovar, në traktor kishte të ngarkuar dru dhe vinte nga territori i Serbisë në drejtim të Republikës së Kosovës. Me konsultim të prokurorit traktori me dru është ndaluar përkohësisht në terminalin doganor ndërsa personi është liruar.

Fsh. Sllatin, Podujevë 06.10.2021 –14:30. Njësiti policor gjatë patrullimit ka vërejtur disa persona duke prerë dru në brezin kufitar, në vendin e ngjarjes kanë takuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë  të cilët janë arrestuar. Janë konfiskuar dy motor shara dhe pesë radiolidhje. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/