LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen burrë e grua për ‘trafikim me qenie njerëzore’ në Pejë, identifikohen dy viktima

Arrestohen burrë e grua për ‘trafikim me qenie njerëzore’ në Pejë, identifikohen dy viktima
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar këtë të mërkurë në Pejë, pasi dyshohen për veprën penale “trafikim me qenie njerëzore”.

Policia njofton janë identifikuar edhe dy viktima të trafikimit.


“Me datën 18.10.2023, pas informacioneve të pranuara për dyshimet lidhur me kryerje të veprës penale ‘trafikim me qenie njerëzore’, Sektori Qendror i Hetimeve nga DHTQNj, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë e lartcekur, ka zhvilluar hetime intensive, ku si rezultat janë identifikuar dhe janë arrestuar dy persona të dyshuar me iniciale A. K. viti i lindjes 1978 m/shtetas kosovar dhe R. K. viti i lindjes 1991 f/shtetase e Shqipërisë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën ‘trafikim me njerëz’  nga neni 165 i KPRK-së”, thuhet në komunikatën për media.

Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit kompetent personat e dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa viktimat e përfshira në rast iu janë nënshtruar procedurave për trajtim të viktimave të trafikimit. /Telegrafi/