LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy të dyshuar për dhunë ndaj grave

Arrestohen dy të dyshuar për dhunë ndaj grave
Foto: Ilustrim

Dy arrestime janë bërë gjatë së dielës në Lipjan dhe Prishtinë, të dyja këto për shkak të dhunës që kanë ushtruar ndaj grave.

Rasti i parë ndodhi në Lipjan, ku është arrestuar një person i cili kishte rrahur të dashurën e tij një javë më parë.


“Lipjan 01.03.2020 – 13:45. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar i cili para një jave e kishte rrahur të dashurën e tij femër K/Shqiptare, e cila si pasojë  ka pranuar tretman mjekësor pasi kishte lëndime të lehta trupore. Me vendim  të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, raporton Policia e Kosovës.

Kurse, pasditen e së dielës, policia arrestoi edhe një të dyshuar mashkull, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

“Prishtinë 01.03.2020 – 18:21. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K/Shqiptare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë. /Telegrafi/