LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy serbë në veri, u zunë në flagrancë duke thyer xhamat e disa kioskave

Arrestohen dy serbë në veri, u zunë në flagrancë duke thyer xhamat e disa kioskave
Foto: Ilustrim

Dy persona të nacionalitetit serb janë arrestuar në orët e para të së martës në veri të Mitrovicës, pasi dyshohen për tentim vjedhje.

Policia njofton se të njëjtit janë zënë në flagrancë në tregun te ura kryesore, rruga “Kollashini”, duke thyer xhamat e disa kioskave.


“Menjëherë patrulla policore në detyrë nga stacioni policor Mitrovicë veriu ka reaguar me shpejtësi dhe ka arritur në lokacionin e raportuar, aty janë vërejtur dy personat e dyshuar, mirëpo të njëjtit sapo kanë parë policinë kanë arritur të ikin/largohen me shpejtësi nga ai lokacion”, thuhet në komunikatën për media.

Zyrtarët policorë thuhet se kanë vazhduar ndjekjen e personave të dyshuar dhe kanë arritur që rreth orës 02:30, t’i ndalojnë dy të dyshuarit në rrugën “Kral Petri”.

“Dy personat e arrestuar m/serb me iniciale (A. R. dhe L. V.), janë shoqëruar dhe janë sjellë në Stacionin Policor Mitrovicë veri. Lidhur me rastin është njoftuar hetuesi kujdestar, i cili ka njoftuar edhe Prokurorin kompetent”, njofton tutje policia.

Është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë në tentative” dhe me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike si dhe ruajtjen e jetës dhe pronës pa dallim. Për një ambient edhe më të sigurt duhet që bashkëpunimi reciprok; qytetarë-polici, të jetë edhe me i madh, të ketë shkëmbim të informacioneve, raportim të drejtë dhe me kohë të rasteve në mënyrë që rastet e tilla të parandalohen, hetohen dhe kryerësit e veprave penale të sillen para organeve të drejtësisë”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori