LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje

Njësitet policore të rajonit të Prishtinës kanë arrestuar dy persona të dyshuar, njëri prej të cilëve dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes, që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30, në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur, në një dyqan ku personi i  dyshuar ka vjedhur gjësende në vlerë 144 euro. Rast ky që është ndriçuar vetëm pak minuta pas  raportimit, ku nga njësitet policore janë ndërmarrë një  varg veprimesh hetimore dhe operative të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar: A.H, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.


Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarit në fjalë, në një fshat të Vushtrrisë, ku nga hetuesit policor të stacionit Jugu në Prishtinë, është gjetur dhe konfiskuar: një armë e tipit Ecol special 99.

Rrjedha e hetimeve ka drejtuar hetuesit policor drejt një të dyshuari tjetër të mundshëm, si i dyshuar për bashkëveprim në kryerjen e veprës.

Bëhet fjalë për të dyshuarin F. M,  mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është identifikuar dhe arrestuar nga ana e policisë.

Po ashtu tek i dyshuari F.M është  gjetur dhe konfiskuar një armë e tipit Ekol special 99.

Personat e arrestuar me rekomandimin e Prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, që të dy ngarkohen me veprën Mbajtje me pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës. Ndërkohë që ndaj të dyshuarit A.H është ngritur kallëzim penal edhe për vjedhje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
Kalo në kategori