LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy zyrtarë komunalë të Suharekës, dyshohen për mashtrim me prokurim publik

Arrestohen dy zyrtarë komunalë të Suharekës, dyshohen për mashtrim me prokurim publik

Pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar me iniciale (E.SH dhe B.K.) për shkak se dyshohet se të njëjtit kanë keqpërdorur detyrën zyrtare me qellim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo persona te tjerë.

“Të njëjtit në cilësi të personave zyrtar kanë qenë te caktuar për menaxhim dhe mbikëqyrje të kontratës për ndërtimin e disa rrugëve në një fshat të komunës së Suharekës në vitin 2022, ku vlera e kësaj kontrate ka qenë dhjetëra mijë euro”, njofton Policia e Kosovës.


“Pas daljes së prokurorit në vend ngjarje dhe eksperteve kompetent dhe verifikimit të gjendjes faktike, si dhe intervistimit të dëshmitarëve, lidhur me ketë kontratë është konstatuar se e njëjta nuk është realizuar siç ka qenë e paraparë”, vijon tutje njoftimi.

Të dyshuarit, poashtu sipas raportimeve të policisë, kanë përpiluar procesverbaleve, dhe situacione fiktive/rrejshme ku kanë konfirmuar kryerjen e punimeve sipas kontratës, ndërsa sipas gjendjes në teren kjo kontratë nuk është realizuar.

Lidhur me rastin janë intervistuar të dyshuarit e lartcekur me iniciale në prezencë të avokatit mbrojtës, ku pas përfundimit, sigurimit të provave dhe dëshmive me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori