LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy gardianë pas arratisjes së të dënuarit nga QKUK

Arrestohen dy gardianë pas arratisjes së të dënuarit nga QKUK
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar se mbrëmë janë arrestuar dy persona në lidhje me arratisjen e cila ka ndodhur nga Qendra Klinike Universitare.

Në Policinë e Kosovës kanë treguar se dy personat e arrestuar janë gardianë të burgut.

“Mbrëmë rreth orës 21:30 policia ka arrestuar dy persona. Njëri i vitit të lindjes 1961 tjetri 1969. Të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Vepra nga prokurori po cilësohet si lirim i paligjshëm i personit të privuar nga liria”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovën për Express.

Kurse në media më herët duke u bazuar në burime është raportuar se janë arrestuar dy gardianë në lidhje me çështjen në fjalë.

Avni Osmani, i dënuar me 29 vjet e gjashtë muaj burgim për vrasje të rëndë në vitin 2004, është arratisur nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Sipas një vendimi të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, të 30 nëntorit 2009, Avni Osmani, i lindur më 1983 në Sllatinë të Madhe, pas një mbrëmje të kaluar në vendin e quajtur “Te Kalaja” në Fushë-Kosovë, më 28 tetor të vitit 2004, në mënyrë misterioze dhe dinake e me qëllim të fshehjes së veprës penale të mashtrimit me një revolver ka privuar nga jeta Kastriot Zogianin, 20 vjeçar, nga fshati Harilaq.

Avni Osmani kishte shtënë 12 herë në trupin e viktimës. Prej tyre 10 ishin goditje me armë ndërsa 2 ishin me armë zjarri. Shënjestra ishte pjesa e pasme e viktimës, e plagët e shkaktuara i shkaktuan edhe vdekjen të ndjerit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori