LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen 450 persona në Bangladesh

Arrestohen 450 persona në Bangladesh

Pas një prej trazirave më të këqija në dekadën e fundit, policia e Bangladeshit njoftoi sot se 450 persona u arrestuan shkaku i sulmeve ndaj hinduve.

Të paktën gjashtë persona u vranë ndërsa policia po përpiqej të frenonte turmën e tërbuar, raportuan mediat lokale.


Një raport i reuters thotë se dhuna filloi të premten e kaluar kur qindra myslimanë protestuan në rrethin juglindor të Noakhali, duke akuzuar hindusët për blasfemi ndaj Kuranit.

Disa ndërtesa fetare hindu u vandalizuan dhe shtëpitë private u sulmuan.

Autoritetet kanë ngritur 71 kallëzime penale për dhunë gjatë festivalit Hindu Durga Puja, konfirmoi një zëdhënës i policisë në Bangladesh, duke shtuar se 450 të dyshuar janë nën hetim. /Telegrafi/