LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen 19 persona, transportonin drogë nga Shqipëria drejt Barit

Arrestohen 19 persona, transportonin drogë nga Shqipëria drejt Barit

Një organizatë që trafikonte drogë nga Shqipëria në drejtim të Barit është goditur nga antimafia italiane.

19 urdhër-arreste janë ekzekutuar këtë të mërkurë pas hetimeve që kanë nisur që prej viti 2017 mes Prokurorisë së Posaçme SPAK, Eurojust dhe drejtorisë së antimafias italiane.


Në kuadër të operacionit ‘Kulmi’ në vitin 2020 disa prej të arrestuarve janë dënuar deri në 11 vite burg për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Më herët, mediat itaiane kanë bërë me dije se nga kjo organizatë kriminale janë arrestuar 27 persona, ndërsa autoritetet italiane sekuestruan rreth 3.3 ton drogë e llojit marihuanë, kokainë dhe heroinë.

Rrjeti i trafikantëve të drogës përbëhej shqiptarë dhe italianë të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin vepronin në zonën e Barit, por vepronin edhe në Pulia dhe Bazilikatë. /Telegrafi/