LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i tetë doganierëve dhe një polici, prokurori Abazi tregon se në cilat lokacione u kryen kontrollet

Arrestimi i tetë doganierëve dhe një polici, prokurori Abazi tregon se në cilat lokacione u kryen kontrollet
Foto: Arkiv

Tetë doganierë dhe një polic janë arrestuar pasi dyshohen për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”, ka njoftuar Prokuroria Speciale të shtunën.

Me qëllim të mbledhjes së provave dhe ndalimit të zyrtarëve të dyshuar këto vepra penale janë kontrolluar 11 lokacione.


Arrestimi i tetë zyrtarëve të doganës dhe një zyrtari policor për marrje ryshfeti, Prokuroria Speciale jep detaje se çka është sekuestruar
Lexo po ashtu Arrestimi i tetë zyrtarëve të doganës dhe një zyrtari policor për marrje ryshfeti, Prokuroria Speciale jep detaje se çka është sekuestruar

E prokurori i rastit, Naim Abazi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se tri nga lokacionet ku janë kryer kontrolle kanë qenë në pjesën veriore të vendit.

Ndërsa siç ka bërë të ditur ai, lokacionet e tjera janë kryer në Prizren, Gjilan, Mitrovicë dhe Kaçanik.

“Jemi në fazën e hetimit dhe më shumë detaje nuk mund të japë pasi është çështje e ndjeshme dhe besoj që mbasi që të përfundohen hetimet do të keni mundësinë me marrë më shumë detaje lidhur me mënyrën se si e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare”, ka deklaruar Abazi.

Nga ky aksion janë sekuestruar sende të rëndësishme për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

Njëzet plumba zyrtare të Doganës së Kosovës; dhjetë telefona së bashku me katër sim kartela; një pistoletë e kalibrit 9 mm me tre karikatorë dhe 9 fishekë, me leje si dhe 16 copë municion jo zyrtar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori