LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i malazezit të dyshuar për krime lufte në Pejë, policia tregon çka gjeti në shtëpinë dhe zyrën e tij

Arrestimi i malazezit të dyshuar për krime lufte në Pejë, policia tregon çka gjeti në shtëpinë dhe zyrën e tij

Një shtetas malazez nga fshati Vitomericë e Pejës, është arrestuar të hënën nën dyshimet për krime lufte kundër popullsisë civile në vitet 1998-1999.

Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe një zyrë në fshatin Gorazhdec të Pejës, kanë sekuestruar katër shtëpiza të kompjuterit.


Arrestohet një malazias i dyshuar për krime lufte në rajonin e Pejës
Lexo po ashtu Arrestohet një malazias i dyshuar për krime lufte në rajonin e Pejës

“Pejë 1998-1999 – NN. Me 27.06.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas malazez, nën dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në kryerjen e veprës së cekur gjatë viteve 1998-1999”, thuhet në raportin e policisë.

“Njësitet policore me urdhër të prokurorit dhe gjyqtarit të Departamentit Special kanë kryer kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit dhe një zyrë në fshatin Gorazhdec-Pejë, ku kanë sekuestruar katër shtëpiza të kompjuterit”.

Ky është malazezi që u arrestua nën dyshimin për krime lufte në Pejë
Lexo po ashtu Ky është malazezi që u arrestua nën dyshimin për krime lufte në Pejë

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prokuroria Speciale e Kosovës të hënën njoftoi se rasti ka të bëjë me ofensivën e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe të datës 07.05.1999 në regjionin e Pejës, ku dyshohet se u vranë nëntë civilë të nacionalitetit shqiptar dhe u zhdukën pesë persona të tjerë po ashtu civilë shqiptarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori