LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i 31 personave për rastin ‘Subvencioni 2021’, ankesa e bizneseve ndaj masave të reja kundër COVID-19 dhe kërkesa e AAK-së për Ligjin e Pagave – disa nga ngjarjet kryesore të javës në ekonomi

Arrestimi i 31 personave për rastin ‘Subvencioni 2021’, ankesa e bizneseve ndaj masave të reja kundër COVID-19 dhe kërkesa e AAK-së për Ligjin e Pagave – disa nga ngjarjet kryesore të javës në ekonomi

Aksioni i Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës për arrestimin e 31 personave për keqpërdorimet në bujqësi i njohur si rasti “Subvencioni 2021”, ankesa e gastronomëve dhe hotelierëve lidhur me vendosjen e masave të reja kundër pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë dhe kërkesa e Aleancës së Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për debat parlamentar për miratimin e Ligjit të Pagave, ishin disa nga ngjarjet kryesore që e karakterizuan këtë javë në ekonomi.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike ditë më parë kanë realizuar një aksion në disa lokacione të ndryshme të Kosovës, i cili është vazhdim i aksioneve të mëhershme, për rastin e njohur si “Subvencioni 2021”.

Prokuroria ka njoftuar se nga ky aksion janë ndaluar dhe intervistuar gjithsejtë 31 persona, prej tyre 12 zyrtarë me pozita të ndryshme nga komunat dhe zyrat rajonale të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB).

Përderisa, 19 persona janë intervistuar në cilësinë e përfituesve të subvencioneve.

Përfituesit e subvencioneve janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, të cilët dyshohet se kanë mashtruar me subvencione.

Personat e ndaluar dyshohet se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Dhënie e ryshfetit”, “Mashtrim me Subvencione’’, si dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Aksioni i policisë për subvencione në tetë komuna, 31 të arrestuar
Lexo po ashtu Aksioni i policisë për subvencione në tetë komuna, 31 të arrestuar

Gastronomët dhe hotelierët thonë se janë të pakënaqur me vazhdimin e kufizimit të aktivitetit të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës, si pjesë e masave kundër COVID-19.

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka kërkuara nga qeveria zgjatjen e orarit të punës dhe lejimin e aktiviteteve brenda hapësirave, në të kundërtën sipas tyre nuk përjashtohen mbajtja e protestave.

Sipas tyre, vendimet e njëanshme të marra nga Qeveria e Kosovës nuk janë të duhurat.

“Me vendimin e fundit, ne si Odë i kemi dërguar kërkesat me shkrim, por që nuk është kthyer asnjë përgjigje. Ne kemi thënë që asnjë vendim nuk duhet të bëhet pa konsultim me bizneset. Pra, zgjatja e orarit është deri ora 23:00 është absurde, pse mos të zgjatet orari deri ora 01:00 pasmesnate. Të gjitha vendimet që merren një anshëm, janë jo të duhura”, ka thënë kryetari i OHTK-së, Hysen Sogojeva në një konferencë për medie.

Ai ka shtuar se deri më tani nuk është bërë asnjë mbështetje financiare për bizneset dhe punëtorët nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike nga pandemia COVID-19, duke paralajmëruar ndërmarrjen e masave radikale.

Hotelierët me kërkesa për Qeverinë e Kosovës, paralajmërojnë protesta
Lexo po ashtu Hotelierët me kërkesa për Qeverinë e Kosovës, paralajmërojnë protesta

Ndësa, kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi është shprehur se gastronomet asnjëherë nuk u falënderuan përkundër që ata u mobilizuan së tepërmi në fushatën e vaksinimit.

“Ishim ne, Shoqata e Gastronomeve, ata që ndihmuam me fushatat tona, në vaksinimin rekord dhe pas gjithë kësaj, si na falënderoni ju?!”, ka reaguar Kllokoqi në Facebook.

Kllokoqi ka paralajmëruar krizë në sektorin e gastronomisë pas këtyre masave, por që sipas tij kjo krizë do të jetë më e rëndë se virusi për Kosovën.

Të pakënaqur me masat anti-COVID, gastronomët kërcënojnë Qeverinë
Lexo po ashtu Të pakënaqur me masat anti-COVID, gastronomët kërcënojnë Qeverinë

Grupi Parlamentar i AAK-së njofton ka inicuar debat për rritjen e çmimeve dhe mos ngritjen e pagave, pëkatësisht kërkesës për miratim të Ligjit të Pagave.

Deputeti nga ky subjekt, Pal Lekaj ka thënë tha se rritja e çmimeve është bërë e pa përballueshme për qytetarët.

Përkundër rritjes së çmimeve, ai tha se në vend ka kohë që pagat dhe pensionet nuk janë ngritur.

AAK kërkon debat parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve dhe Ligjin e Pagave
Lexo po ashtu AAK kërkon debat parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve dhe Ligjin e Pagave

Ditë më parë, Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) njofton se me anë të një letre publike drejtuar kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit, ka shprehur shqetësimin për mungesën e bashkëpunimit ndërmjet Bankës Qendrore me sektorin privat.

Sipas OAK-ut, institucioni më lartë financiar në vend, përveç bizneseve, është duke i dëmtuar rëndë edhe qytetarët.

“Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) përmes një letre, adresoi te kryetari i Kuvendit dhe kryeministri i Republikës së Kosovës shqetësimin e thellë për mungesën e bashkëpunimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) me sektorin privat, sipas të cilëve jo vetëm që nuk është duke i përkrahur bizneset në këtë kohë pandemie, por është duke i dëmtuar edhe më rëndë qytetarët dhe bizneset”, thuhet në reagimin e tyre.

Kjo odë, shprehet se kjo letër ka ardhur si rrjedhojë e ankesave të bizneseve.

Oda e Afarizmit letër Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës: Banka Qendrore nuk po i përkrah bizneset, po i dëmton rëndë dhe qytetarët
Lexo po ashtu Oda e Afarizmit letër Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës: Banka Qendrore nuk po i përkrah bizneset, po i dëmton rëndë dhe qytetarët

Po ashtu, gjatë kësaj është shfuqizuar vendimi për emërimin e zëvendësdrejtorit për Shërbime Administrative-Financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror (ASHNA).

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryeministri Albin Kurti, duke thënë se, është shtuar ligjshmëria duke shfuqizuar këtë vendim.

“Shtuam ligjshmëri duke shfuqizuar edhe dy vendime të qeverive të mëparshme. Njëri i qershorit të vitit 2018 për emërimin e zëvendësdrejtorit për shërbime administrative-financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror. Tjetri i qershorit të vitit 2019 për rekomandimin e ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes në lidhje me ristrukturimin e disa pozitave në këtë ministri”, ka njoftuar Kurti.

Po ashtu, ai ka thënë se nga 14 vendimet e marra në mbledhjen e djeshme, katër ishin për miratimin e projektligjeve nga fushëveprimi i Ministrisë së Mbrojtjes, te ai i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve e deri te i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Bashkimi Evropian ndan 300 miliardë euro për ta sfiduar ndikimin e projekteve kineze
Lexo po ashtu Bashkimi Evropian ndan 300 miliardë euro për ta sfiduar ndikimin e projekteve kineze

Për sa i përket lajmeve ndërkombëtare, Bashkimi Evropian njofton se ka ndarë 300 miliardë euro për ta sfiduar ndikimin e projekteve kineze

Bashkimi Evropian thekson se ka një plan botëror për investime në vlerë 300 miliardë euro, i përshkruar si një “alternativë e vërtetë” për ta sfiduar projektin kinez “Një brez, një rrugë”.

Kina ka financuar hekurudhat, rrugët dhe portet, por është akuzuar se ka lënë disa vende të ngarkuara me borxhe. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET

Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET

Bau Market
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i

Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron

Edil Project
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Si t’i japim vlerë partneritetit në biznes?

Si t’i japim vlerë partneritetit në biznes?

Valdrin Rexhepi
Kalo në kategori