LAJMI I FUNDIT:

Hotelierët me kërkesa për Qeverinë e Kosovës, paralajmërojnë protesta

Hotelierët me kërkesa për Qeverinë e Kosovës, paralajmërojnë protesta

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës kërkojnë nga Qeveria zgjatjen e orarit të punës dhe lejimin e aktiviteteve brenda hapësirave, në të kundërtën sipas tyre nuk përjashtohen mbajtja e protestave.

Kështu ka thënë kryetari i OHTK-së, Hysen Sogojeva në një konferencë për medie, duke shtuar se vendimet e njëanshme të marra nga Qeveria e Kosovës nuk janë të duhurat.

“Me vendimin e fundit, ne si Odë i kemi dërguar kërkesat me shkrim, por që nuk është kthyer asnjë përgjigje. Ne kemi thënë që asnjë vendim nuk duhet të bëhet pa konsultim me bizneset. Pra, zgjatja e orarit është deri ora 23:00 është absurde, pse mos të zgjatet orari deri ora 01:00 pasmesnate. Të gjitha vendimet që merren një anshëm, janë jo të duhura”, tha Sogojeva, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, deri më tani nuk është bërë asnjë mbështetje financiare për bizneset dhe punëtorët nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike nga pandemia COVID-19.

“Kërkesa që kanë lindur është zgjatja e afatit të TVSH-së. Të bëhet përkrahja e bizneseve, ku prej 420 milionë eurove nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike nuk është bërë asnjë shpërndarje, duke i subvencionuar pagat”, u shpreh ai.

Në fund, Sogojeva ka paralajmëruar ndërmarrjen e masave radikale, nëse këto kërkesa nuk plotësohen.

“Nëse nuk merren parasysh kërkesat tona, në bashkëpunim të odave të tjera dhe konform gjendjes në vend dhe rajon, nuk përjashtohen edhe masa të tjera, si protesta”, ka përfunduar Sogojeva. /Telegrafi/