LAJMI I FUNDIT:

Arrest për nënën e pakujdesshme, që fëmijën nëntëmuajsh ia gjetën në mes të rrugës (Video)

Arrest për nënën e pakujdesshme, që fëmijën nëntëmuajsh ia gjetën në mes të rrugës (Video)

Ledrika Ford nga Nju Jorku, është dërguar në arrest pasi fëmija saj nëntë muajsh, u gjet teksa zvarritej në mes të rrugës.

Kalimtarët e rastit njoftuan policinë, ndërsa e filmuan për ta postuar në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.


Kur videoja u bë virale, forcat e rendit e identifikuan 27-vjeçaren dhe e intervistuan, me dyshimin se neglizhoi dhe nuk u kujdes sa duhet për fëmijën.

“Ishim së bashku me kushërinjtë, nuk di kur doli. Mund ta kem harruar në veturë dhe më pas ka lëvizur vet”, raportohet të ketë thënë Ford.

Derisa ajo po qëndron në mbajtje, fëmija saj është dërguar në një qendër kujdesi, ndërsa ka gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/