Policia e Kosovës njofton se një i dyshuar i cili ishte duke vuajtur dënimin në burg për shkaqe shëndetësor ishte transferuar në QKUK për trajtim mjekësor nën përkujdesje të dy gardianëve.

Sipas raportit policor, i njëjti me 04.07.2019 ka arritur të arratiset dhe është larguar në drejtim të panjohur ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar./Telegrafi/