LAJMI I FUNDIT:

Arnold Schwarzenegger shijon pozat pranë të bukurës Thurman, gjersa konfirmon rikthimin në “Terminatori 6” (Foto)

Arnold Schwarzenegger shijon pozat pranë të bukurës Thurman, gjersa konfirmon rikthimin në “Terminatori 6” (Foto)
Ndërkohë

Arnold Schwarzenegger kishte një të shtunë mjaft të ngarkuar në Festivalin e Kanës.

Ylli 69 vjeçar së fundmi është parë me bashkëmoshatarët e tij, mega-yjet Uma Thurman dhe Dustin Hoffman, gjatë një darke të servirur në Hotel du Cap-Eden-Roç në Cap d’Antibes të Francës.


Arnold Schwarzenegger u takua në Festivalin e Kanës me bashkëmoshatarin e tij, Dustin Hoffman (dy herë ditues i çmimit kryesor në Oscars)

Ikona e bodybuildingut austriak u pa në krahët e bukuroshes Uma në një jaht, teksa mbante të veshur një kostum blu të Egjeut me një këmishë të bardhë dhe një kravatë të zezë, ndërsa flokët e kuqërremtë të krehura me kujdes, pa dalë asnjëherë nga stili i tij i zakonshëm, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Schwarzenegger shpreson të ketë një rimeç mes Joshuas dhe Klitschkos (Foto)
Lexo po ashtu Schwarzenegger shpreson të ketë një rimeç mes Joshuas dhe Klitschkos (Foto)

Thurman, e emëruar këtë vit si presidentja e zgjedhjeve zyrtare për filmat që konkurruan në Kanë këtë vit, u pa pranë Schwarzeneggerit e veshur me një fustan të blertë, dhe të shkurtër, duke nxjerrë në pah tërë joshjen e saj femërore.

Ndërkohë Schwarzenegger u pa edhe në krahët e Uma Thurman, duke shijuar një darkë së bashku në një jaht

Ndërkohë, Arnold është paraqitur në këtë festival edhe me ikonën e ekranit, 79-vjeçaren Dustin Hoffman.
Schwarzenegger pushtoi titujt të shtunën e kaluar me pohimin për Screen Daily, se ai do të përfshihej në episodin e gjashtë të filmit “Terminatori”.

“Unë do të jem në film,” tha Schwarzenegger, duke vënë në dukje se projekti “po ecën përpara” me prodhimin e James Cameron. Ai shtoi gjithashtu se regjisori i suksesshëm i filmit ‘ka disa ide të mira se si të vazhdojë me ekskluzivitetin’.

Përkundër moshës Schwarzenegger vazhdon të mbetet në top formë

Ish-guvernatori i Kalifornisë ishte në festivalin e Kanës për të promovuar dokumentarin e tij të ri “Wonders of the Sea 3D”, në të cilin ai është një transmetues dhe prodhues. Djali i tij, Patrick, është producent ekzekutiv i dokumentarit.

“Ne kemi nevojë për të mbrojtur oqeanet tona,” tha Schwarzenegger në një intervistë. “Pa oqeanin nuk mund të jetojmë. Ky film është këtu për të rritur ndërgjegjësimin. Kjo është në thelb ajo që po përpiqemi të bëjmë”, përfundoi 69 vjeçari. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re

Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re "Ku ma le forcën"

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori