Katër milionë refugjatë jetojnë në Turqi, e gjithnjë e më shumë ata po përballen me armiqësi. Këtë e treguan edhe trazirat në Ankara. Në të ardhmen priten shkallëzime të tjera, paralajmërojnë ekspertët.
Gjithçka filloi të martën (10.08) në mbrëmje me një grindje mes dy grupeve të të rinjve në Altindag, një lagje e Ankarasë. Migrantët sirianë u rrahën me një grup të rinjsh turq, ku dy turq u lënduan me thika. Disa orë më vonë ndërroi jetë 18 vjeçari turk në spital për shkak të plagëve të marra. Kjo ngjarje ndezi një valë urrejtjeje ndaj të huajve, që tregonte ngjashmëri me pogromat.
Natën e së enjtes (12.08) qindra vetë u futën në Altindag shkatërruan dyqane, u vunë zjarrin apartamenteve, automjeteve të sirianëve. Në twitter mund të shiheshin skena të tilla të shëmtuara, se si turma e zemëruar me slogane urrejtjeje shkatërronte pronën e sirianëve. Disa vetë tregonin edhe përshëndetjen simbolike të ekstremistëve të djathtë turq. “Ne nuk duam sirianë.” “Turqia turqve.” “Ne nuk duam afganë.”
Ekonomia e dobët e ndez edhe më shumë zjarrin
Për një kohë të gjatë u toleruan refugjatët dhe migrantët nga qeveria turke dhe popullsia. Por në vitet e fundit gjendja ka ndryshuar. Një nga arsyet kryesore për shtimin e armiqësisë kundrejt migrantëve është se vetë Turqia po përballet me krizë ekonomike dhe valutore nga viti 2018. Frika ekzistenciale dhe lufta për shpërndarjen e të mirave materiale është bërë më e fortë. Për sociologen turke, Ulas Sunata trazirat në Ankara ishin të pritshme dhe lidhen me gjendjen e keqe ekonomike. “Tensionet mes refugjatëve dhe vendasve nuk u zbutën asnjëherë. Në politikën e imigrimit janë bërë shumë gabime. Ajo nuk ishte transparente dhe u komunikua keq.” Shpesh politika ka theksuar, se refugjatët do të kthehen së shpejti. Sipas Sunatas pritet në të ardhmen që tensione të tilla të shtohen, raporton dw.
Edhe presidenti i Qendrës Studimore për Refugjatët dhe Imigrimin, IGAM, Metin Corabatir bën përgjegjëse retorikën e politikës për gjendjen. Rregullisht është thënë, se së shpejti refugjatët do të kthehen në vend. “Që tani është hedhur vështrimi tek zgjedhjet e vitit 2023.”
Politika premton dëbimin e refugjatëve
Fjala është për partinë më të madhe opozitare, CHP, që e ka forcuar retorikën kundër refugjatëve së fundmi. Kreu i saj, Kemal Kilicdaroglu kishte deklauar se do të kthejë refugjatët në vend, nëse partia e tij vjen në pushtet. 3,6 milionë refugjatë sipas disa llogaritjeve janë në Turqi, këtu shtohen edhe refugjatët afganë, që janë larguar nga talibanët islamistë. Qindra mijëra syresh jetojnë ilegalisht në Turqi, të keqpaguar dhe pa qasje në sistemin shëndetësor.
Me largimin e trupave amerikane, talibanët kanë vendosur nën pushtetin e tyre pjesë të mëdha të vendit. Shumë vetë në Turqi kanë frikë, se vendin e pret një valë e re emigrantësh. Së fundmi qeveria turke kundrejt Uashingtonit e ka ofruar veten si fuqi mbrojtëse për popullsinë civile. Erdogan do të sigurojë aeroportin e Kabulit me ushtarë turq. Një ofertë që Uashingtoni e pranon me dëshirë. Javën e kaluar Uashingtoni bëri të ditur, se do të ketë një plan aksioni për refugjatët, që përfshin ata afganë që kanë bashkëpunuar me Uashingtonin dhe mund të përndiqen nga talibanët. Në këtë plan Turqia parashikohet si vend për vendosjen e tyre.
Por para një vale të re armiqësie kundër të huajve në Turqi, shtrohet pyetja, nëse afganët do të ishin më të sigurtë në Turqi. /deutschewelle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Iu vërsul me thikë policit, 17-vjeçarja nga Kalifornia qëllohet me tre plumba – i mbijetoi plagëve dhe i kërkoi falje zyrtarit policor
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken
Vuçiq akuzon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Rusët tentuan sërish të marrin nën kontroll qytetin CHasiv Yar, edhe kësaj radhe dështuan – artileria ukrainase ishte shumë precize
Vuçiq e krahason opozitën serbe “Serbia kundër dhunës” me organizatën e atentatorit të kryeministrit sllovak
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare