LAJMI I FUNDIT:

Armend Ramadani – stilisti më seksi në Maqedoni

Armend Ramadani – stilisti më seksi në Maqedoni

Falënderoj Armend Ramadanin për dukjen time – është fraza më e shpeshtë që mund ta dëgjoni nga njerëzit e estradës shqiptare në Maqedoni.

Big Mama, Bertan Asllani, Berkani, Shpat Kasapi, Ardian Gaxha…janë vetëm disa nga fytyrat që kanë kaluar dhe kalojnë nëpër duart e stilistit 24-vjeçar nga Shkupi, Armend Ramadani.

Por, nuk janë vetëm yjet shqiptarë në Maqedoni që kërkojnë përkujdesjen e Armendit, atyre që një kohë të gjatë u janë shtuar edhe shumë kolegë të tyre maqedonas, që kanë dëgjuar për mjeshtërinë e tij – ndërsa nuk janë të paktë as yjet e estradës dhe modës kosovare e asaj shqiptare.


Krahas 6 vjetëve të plota të punës në rregullimin e make up-it dhe flokëve, ish-modeli i dikurshëm Ramadani, i cili këtë zanat e ka mësuar dhe praktikuar në Turqi, së fundi ka filluar të merret edhe me fotografi. Ai ka realizuar një mori foto-sesionesh me këngëtaret dhe modelet e famshme, si dhe ka edituar disa albume të këngëtarëve tanë.

Krejt në këto profesione, Armendi nuk ngatërrohet, përkundrazi, ai është në maje të secilit prej tyre – e përveç kësaj, ai njihet si stilisti më seksi në Maqedoni i cili, në Dubai, pat marrë pjesë na garën e modelëve, Mister World

“Të arriturat e mia vijnë nga bashkëpunimet e shumta që kisha – fillimisht si model, e më pastaj edhe me artistët tanë në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri – por edhe talentin që ma dhuroi Zoti në këto profesione”, tha Armendi, për Telegrafin.

Armendi potencon bashkëpunimet e suksesshme në një mori albumesh që janë edituar së fundi nga këngëtarët e ndryshëm si, Big Mama, Shpat Kasapi, Berkani, Bertan Asllani, Adrian Gaxha, etj.

I pyetur nga Telegrafi nëse është në lidhje dashurie me këngëtaren, Rovena Stefa, siç është spekuluar së fundi, Armendi thotë se, me yllin e këngës “Dasma”, ka vetëm bashkëpunim të mirë, ndërsa ai dashuron “diku ku nuk shihet”.