LAJMI I FUNDIT:

Armando Broja gjen sërish golin, por Vitesse pëson humbje

Armando Broja gjen sërish golin, por Vitesse pëson humbje

Armando Broja ka arritur që të shënojë sërish me fanellën e Vitesses, por këtë herë ky gol do të mbetet vetëm statistikave.

Kjo pasi Venlo e shkatërroi Vitessen duke e mposhtur me shifrat 4-1.


Georgios Giakoumakis shënoi katër herë në këtë ndeshje, ndërsa tri prej tyre i shënoi në pjesën e parë.

Armando Broja u fut në pjesën e dytë, ndërsa vetëm 15 minuta më vonë arriti të shënonte.

Pas një pasimi të marrë në zonë, Broja tregon se është i aftë për të gjuajtur edhe me këmbën e majtë duke e dërguar topin në rrjetë për 3-1.

Ky ishte goli i shtatë i Armando Brojës në Eredivise, ku e ka gjetur mjaftë mirë vetën. /Telegrafi/