LAJMI I FUNDIT:

ARM dhe Ministria e Mbrojtjes sërish në shtegun e integrimeve

ARM dhe Ministria e Mbrojtjes sërish në shtegun e integrimeve

Vendosja e uniformës së re zyrtare për oficerët dhe nënoficerët në ARM, pjesëmarrja në stërvitjet ushtarake ndërkombëtare dhe vendore, takime me shefa dhe ministra të mbrojtjes, kremtim i 25 vjetorit nga pranimi i ushtarit të parë në armatën tonë, pjesëmarrja dhe organizimi i A-5 mbledhjeve të Kartës së Adriatikut si dhe rritja e paralajmëruar e rrogave në Armatë, e shënuan vitin 2017, i cili sipas faktorëve ndërkombëtarë është vlerësuar si reformatore në orvatjet për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO.

Në fillim të pranverës, krahas stërvitjes së suksesshme të ARM-së dhe MPB-së nën instruksione të specialistëve amerikanë, “Ujqit” e armatës, me sukses e kanë prezantuar trajnimin e tyre në Gjermani. Pas më shumë se tetë viteve më 6 mars në kazermën “Goce Dellçev” u mbajt ora e parë akademike e nënoficerëve dhe ushtarëve profesionistë kandidatë për prodhim në oficerë.

Tre ditë më vonë janë marrë 90 ushtarë profesionistë të rinj në ARM. Në selinë e NATO-s në Bruksel u mbajtën konsultimet multilaterale “Proces për planifikim dhe verifikim (PARP) mes Republikës së Maqedonisë dhe Aleancës. Ky brifing i rregullt është në pikëpamje të realizimit të qëllimeve partnere të Maqedonisë për anëtarësimin e ardhshëm në NATO.

Më 1 qershor ministri i deriatëhershëm i Mbrojtjes, Zoran Jolevski ia dorëzoi funksionin ministres së re të Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska Jankoska.

Me mbështetjen e Komandës së forcave tokësore të SHBA-së për Evropën në korrik, ARM-ja ishte pjesë e stërvitjes multinacionale “Saber Gaurdian 2017” e cila u mbajt në Rumani, Hungari dhe Bullgari. Armata e Maqedonisë është prezantuar nga tetë pjesëtarë të batalionit inxhinierik, 40 pjesëtarë të batalionit të Policisë ushtarake, 14 pjesëtarë të batalionit për qëllime speciale, si dhe nëntë pjesëtarë të Forcave të dedikuara mjekësore ballkanike.

Nga fundi i muajit ARM-ja dhe Forcat e armatosura të SHBA-së e filluan stërvitjen e përbashkët në Krivollak të quajtur “Dragoon Guardian 17”. Në gjashtë karvane me nga 20 automjete luftarake në vendkalimin kufitar “Deve Bair” nga Bullgaria në Maqedoni hyrën 300 pjesëtarë të Forcave të armatosura të SHBA-së, të cilët me inxhinierët e Armatës së Republikës së Maqedonisë morën pjesën në stërvitje të përbashkët. Në ditën për të ftuar të lartë të stërvitjeve, kryeministri Zoran Zaev tha se ushtarët e Maqedonisë e hapin rrugën e Maqedonisë në NATO.

Në muajin kur ARM-ja e shënoi 25 vjetorin e formimit të saj, ushtria u angazhua nga Qeveria në zjarret që përfshinë pjesë të caktuara të territorit të vendit tonë.

Me moton “Integrimi është qëllimi, bashkëpunimi është mënyra” në Ohër u mbajt edhe mbledhje e ministrave të mbrojtjes së SHBA-së – Kartës së Adriatikut, në të cilën u riafirmua edhe mbështetja konkrete nga të gjitha vendet për qëllimet dhe angazhimet e Maqedonisë për arritjen e anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO. Ministrja Shekerinska para të pranishmëve në Ohër porositi se Maqedonia nuk kërkon që anëtarësimin në NATO ta marrë si dhuratë. Sipas saj, kjo nuk është e drejtë e fituar, por që kjo të jetë rezultat i përkushtimit, kritereve të plotësuara dhe stabilitetit të vazhdueshëm.

Në muajin e fundit të vitit kur ARM-ja në Norfolk-Virxhinia u lavdërua për rezultatet në plotësimin e interoperabilitetit për anëtarësim në NATO, ministrja Shekerinska e prezantoi Buxhetin e armatës, që në vitin 2018 mori 15 për qind rritje. Arrin gjithsej 6,4 miliardë denarë., ndërsa është rritur për 820 milionë denarë.

Pas të gjitha paralajmërimeve dhe reformave të realizuara me sukses në ARM, në vitin 2018 Maqedonia pret me meritë ta marrë anëtarësimin në NATO.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori