Nga: Hasan Bello
Vendosja e regjimit komunist u shoqërua me konfiskimin jo vetëm të pasurive të tundshme dhe të patundshme të atyre që konsideroheshin kundërshtarë politik, por dhe me “përvetësimin” e bibliotekave personale, që individë të njohur kishin krijuar me shumë mund e sakrifica për dekada e shekuj me radhë.
Skuadra të ngritura anembanë vendit ku merrnin pjesë punonjës të Sigurimit të Shtetit, specialistë të dërguar enkas nga Tirana (nga Ministria e Arsimit, Propagandës dhe Kulturës Popullore etj.) sekuestruan dhe hartuan inventarë të posaçëm për bibliotekat e personave të arrestuar.
Shumica e këtyre librave, duke shfrytëzuar raportet e shkëlqyera që ekzistonin me Jugosllavinë përfunduan në Beograd, disa në Bibliotekën Kombëtare dhe pjesa tjetër në shtëpitë e atyre që morën pjesë në këtë fushatë.
Për fat të keq, të njëjtin fat patën edhe shumë dokumente me vlerë për historinë tonë kombëtare. Fillimisht dokumentacioni i shtetit shqiptar u grumbullua pa asnjë kriter shkencor dhe administrativ për tu kontrolluar nga organet e Ministrisë së Brendshme, prokuroria dhe gjykatat. Kjo në funksion të luftës politike për arrestimin edhe dënimin e kundërshtarëve të regjimit komunist.
Sipas kujtimeve të shefit teknik të arkivit, Injac Zamputit, materialet arkivore të institucioneve të ndryshme mbasi ishin shfrytëzuar nga hetuesia e gjykatave “popullore”, duheshin kërkuar mes ndyrësirave të bodrumeve, që më parë kishin shërbyer për kafshët. “Fondet e kalbëzueme i kemi nxjerrë me lopata dhe i kemi transportue me karro dore e, pastaj, kemi nisë spastrimin e tyre”.
Ai shkruan se dy a tre shtëpi në qytetin e Durrësit ishin plot e përplot me shkresat e Ministrisë së Brendshme dhe të Luogotenencës (Mëkëmbësisë së Përgjithshme). Ato ishin grumbulluar aty gjatë marrëdhënieve të mira me Jugosllavinë, gjoja për t`i çuar në fabrikat e letrës, por në të vërtetë,-thekson ai,-për të pasuruar arkivat e shërbimit sekret.
Në fakt, ishte e vërtetë se dokumentet arkivore fillimisht vlerësoheshin sipas vlerës operative që ato kishin për Sigurimin e Shtetit. Por nuk mund të mohohet fakti se ato shpëtuan për një fije pa u dërguar në Beograd, falë prishjes së Stalinit me Titon në vitin 1948 dhe ndikimit që ky raport pati në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave.
Sidoqoftë biblioteka të tëra dhe kushedi sa dokumente përfunduan drejt Jugosllavisë gjatë “muajve të mjaltit” 1944-1948.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAli Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!
Biznesi i filmave ... mbaroi!
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Atentatet, tenisi dhe 250 cigare në ditë: 50 fakte nga jeta e Ahmet Zogut
ARMIKU
Skulptura e vetme e mbijetuar e Leonardos?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj