LAJMI I FUNDIT:

Arkiva e shtetit në gjendje të rëndë

Arkiva e shtetit në gjendje të rëndë

Thesari i Kosovës është në kushte të mjerueshme. Pothuajse të gjitha arkivat në vend, emërues të përbashkët kanë rrezikimin e lëndëve për mungesë të hapësirave e trajtimit jo të duhur.

Drejtues të institucioneve arkivore kanë mirëpritur miratimin e ligjit për arkivat, në bazë të të cilit pritet të bëhen lëvizje pozitive.


“Ne kemimungesë të hapsirave dhe me anë të këtij ligji mundësohet një lloj bashkëpunimi më I mirë mes arkivit që duhet ta ruaj dok me vlerë të përhershme dhe atij që është me periudhë 30 vjeqare”, thotë Bedri Zymberaj, kryeshef i ASHAK.

Sipas këtij ligji, pikë kryesore është fuqizimi i inspektoratit.

“Dëmtimi apo humbja e dokumentacionit paraqet vepër penale dhe ky ligj I jep fuqi inspektoratit që të interesohet për fatin e dokumentacionit para se të dorëzohet te agjencia”,  thotë Bedri Zymberaj, kryeshef i ASHAK-ut.

“Tash ka pak inspector dhe nuk e mbulojë territorin , nëse nuk I zbatojnë ligjin nëse nuk e rregullojnë dokumentacionin sipas ligjit do të sanksionohen sepse ka pas raste që e kanë sjell në gjendje shumë të keqe dhe ne është dashur të bëjmë punë të dyfisht”, deklaron Hysen Azemi, drejtor i Arkivave Ndërkomunale.

Bazuar në këtë ligj dhe në analizat që po bëhen për përcaktimin e shkallës së ndotjes së mjediseve ku punohet, me rregullore do të mundësohet kompensimi për shkak të rrezikshmërisë në vendet e punës.
Agjencia Shtetërore e Arkivave i administron 8 kilometra gjatësi lineare me dokumente, nga ku 3 e 4 e tyre kanë vlerë të përhershme, por gjenden jashtë institucionit./RTK

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori