LAJMI I FUNDIT:

Arkitektja nga Kosova, shpërblehet nga Universiteti i Grazit

Arkitektja nga Kosova, shpërblehet nga Universiteti i Grazit

Me projektin “Gërmia”, arkitektja Donikë Luzhnica është shpërblyer me vendin e tretë për diplomën më të mirë të vitit në Universitetin e Grazit të Austrisë.

Vendin e tretë ajo e zuri me projektin e transformimit të objektit “Gërmia” në muze dhe qendër të artit.


Lajmin e ka bërë të ditur arkitektja Eliza Hoxha, përmes një postimi në Facebook.

“Është një studim dhe propozim që i kishte shërby Komunës me kuptu reagimin tonë për këtë objekt”, ka shkruar Hoxha.