LAJMI I FUNDIT:

Ariu i parë polar në Britani që prej 25 vitesh, shfaqet për herë të parë në ambient të jashtëm

Ariu i parë polar në Britani që prej 25 vitesh, shfaqet për herë të parë në ambient të jashtëm
***EMBARGOED UNTIL 13.00 GMT March 20 2018*** Victoria the polar bear and her new cub seen their outdoor enclosure at Highland Wildlife Park for the first time. The park announced in January that their female polar bear had given birth. Her cub has recently been given access to the outdoor enclosure to increase its confidence before it open to the public. March 20 2018.

Ariu i vogël polar i lindur nga arusha Victoria në dhjetor, ka mbetur ende i pa emëruar sepse mbajtësit në kopshtin zoologjik nuk pranojnë të tregojnë ende gjininë e tij.

Ai është mbajtur në ambiente të mbyllura një kohë për shkak të privatësisë, mirëpo ariut polar të vogël tanimë i është dhënë mundësia që të provojë ambientet e jashtme në mënyrë që të rrit vetëbesimin e tij, por edhe t’i japin një mundësi publikut ta shohë topin e vogël leshatak.


Ariu i vogël është zënë në fotografi duke u mësuar me kushtet të cilat i ka dhe adhuruesit e kafshëve do të kenë mundësinë ta shohin tashmë çdo ditë.

Una Richardson, e cila është drejtoreshë e parkut me kafshë të egra ka thënë: “Ka kaluarr katër muaj në maternitet dhe Victoria më në fund ka shfrytëzuar shansin për të dalur pak jashtë”.

Kuptohet që këlyshi i saj është treguar i kujdesshëm dhe ende është duke u mësuar me kushtet, aromat, dhe zërat.

Kryeshefia ekzekutive e RZSS, Barbara Smith tha: “Lindja e ariut të parë polar në Britani të Madhe pas një çerek shekulli është një arritje e madhe për Shoqërinë Mbretërore Zoologjike të Skocisë dhe ekipin në Parkun tonë ‘Wildlife'”.

“Ne shpresojmë që këlyshi ynë do të ndihmojë në ngritjen e vetëdijes për rreziqet ndaj arinjve polare nga kafshët e egra. Së bashku, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi, për të mbrojtur këtë specie madhështore”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Interesante
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Fun
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Kalo në kategori