LAJMI I FUNDIT:

Arifi: S’kishte bisedime në Bruksel, pala serbe nuk ishte e interesuar për tema tjera, përveç Asociacionit

Arifi: S’kishte bisedime në Bruksel, pala serbe nuk ishte e interesuar për tema tjera, përveç Asociacionit

Shefi i ekipit negociator, Avni Arifi gjatë raportimit para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike  ka thënë se nuk ka pasur rezultat nga bisedimet e fundit tre ditore në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Arifi tha se Serbia është tërhequr nga dialogu në momentin që e kanë kuptuar që pala kosovare nuk ka pasur diçka konkrete sa i përket marrëveshjes së Asociacionit.


“Kur ne nuk patëm diçka konkrete për Asociacionin,  prej atij momenti kemi pasur më shumë monolog sesa dialog. Ata nuk ishin të interesuar të bisedojnë për tema të tjera”, u shpreh ai.

Arifi para anëtarëve të Komisionit bëri thirrje që në takimet tjera secila parti ta ketë përfaqësuesin e saj në ekipin për bisedime.

“Ne kemi pasur tre ditë takime, bashkë me përfaqësues  të presidentit, përfaqësues të Nismës, ndërsa përfaqësuesi i Veselit nuk ishte. Kërkoj edhe nga grupet tjera parlamentare ta kenë nga një përfaqësues..”, ka thënë Arifi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LDK kërkon dorëheqjen e kryeministrit Kurti: Nuk bëhemi pjesë e marrëveshjeve që zhvillohen prapa dyerve të mbyllura e darkave

LDK kërkon dorëheqjen e kryeministrit Kurti: Nuk bëhemi pjesë e marrëveshjeve që zhvillohen prapa dyerve të mbyllura e darkave

Lajme
Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Kronika e Zezë
Vetaksident në Sllatinë, vdes drejtuesi i automjetit

Vetaksident në Sllatinë, vdes drejtuesi i automjetit

Kronika e Zezë
Osmani për kushtëzimin drejt KiE-së: Po na kërkohet krijimi i Asociacionit, por askush s’po i kërkon Serbisë të votojë pro Kosovës

Osmani për kushtëzimin drejt KiE-së: Po na kërkohet krijimi i Asociacionit, por askush s’po i kërkon Serbisë të votojë pro Kosovës

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reagojnë pasi s'iu lejua vizita në Kosovë patriarkut serb: Në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit

QUINT-i dhe BE-ja reagojnë pasi s'iu lejua vizita në Kosovë patriarkut serb: Në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit

Lajme
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori