LAJMI I FUNDIT:

Arif Latifi: Kumanova ka mungesë të mjekëve, një numër kanë dalë në pension, pjesa tjetër janë larguar jashtë shtetit (Video)

Arif Latifi: Kumanova ka mungesë të mjekëve, një numër kanë dalë në pension, pjesa tjetër janë larguar jashtë shtetit (Video)

Drejtori i spitalit të Kumanovës Arif Latifi ishte mysafir në emisionin “10 minuta” për të folur mbi çështjen e dislokimit të qendrës për të varurit nga droga. Arifi thekson se shërbimi i qendrës së re do të jetë më i mirë. Sipas tij, qytetarët nuk duhet të frikësohen pasi që pacientët nuk janë të rrezikshëm.

“Popullata është e dezinformuar pasi që u kanë thënë se të gjithë pacientët janë të dislokuar në këtë qendër dhe do të kenë problem. Një qendër e tillë për të varurit ekziston në qendrën klinike në Shkup dhe deri tani askush nuk ka problem”, u shpreh Arif Latifi, Drejtor i Spitalit të Kumanovës.


Një pjesë e qytetarëve të Kumanovës janë kundër dislokimit të kësaj qendre brenda oborrit të spitalit të Kumanovës e për këtë Arifi tha se për të qenë shërbyes më të mirë për të varurit nga droga duhet që kjo qendër të jetë më afër repartit të psikiatrisë.

“Problem që qytetarët mund ta kenë është prej përdoruesve që marrin mjete narkotike dhe nuk janë të regjistruar, edhe bredhin nëpër qytet. Këta janë të regjistruar… me vite të tëra marrin”, shtoi Latifi.

Arifi po ashtu shtoi se spitali i Kumanovës ka mungesë të madhe të mjekëve pasi që një numër kanë shkuar në pension, ndërkaq një pjesë e konsiderueshme janë larguar jashtë shtetit. /Telegrafi/