LAJMI I FUNDIT:

Ariela Zulbeari në TM kids, 5 vjeçarja e cila krahas pasionit për vallëzim dëshiron të bëhet edhe mjeke

Ariela Zulbeari në TM kids, 5 vjeçarja e cila krahas pasionit për vallëzim dëshiron të bëhet edhe mjeke

Ariela Zulbeari është e ftuara e radhës në emisionin e fëmijëve TM kids.

Pesë vjeçarja nga qyteti i Tetovës ishte një vajzë shumë inteligjente, oratore dhe këmbëngulëse në idetë dhe qëllimet që kishte.

Ariela ndonëse e vogël në moshë, përgjigjej si një e madhe në pyetjet e parashtruara nga gazetari.

Ishte një vajzë e veshur plot stil, me një fustan të kuq, pasi e kuqja ishte dhe ngjyra e saj e preferuar.

Ajo na tregoj se i pëlqen shumë të vallëzoj, të duket bukur e të shkëlqej gjithmonë.
Poashtu, tha se nëse një ditë do të kishte një shitore të sajën, do të shiste fustana dhe take.

Veten në të ardhmen ajo e shihte si një mjeke, sepse i pëlqente që të ndihmoi dhe shëroi njerëzit.

Ariela tregoi se nuk i pëlqen shumë rrjetet sociale, as Youtube e as TikTok, ndërsa Instagramin e përdorte me raste.

Ajo kishte një shoqe të ngushtë me emrin Elsa të cilën për fund edhe e vizatoi në rubrikën e vizatimit.

Shumëçka nga bota e saj rrëfeu në studion tonë Ariela, ndaj ju ftojmë që ta ndiqni në videon e poshtë vendosur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori