LAJMI I FUNDIT:

Ares Panther është gati për lansim, do të kushtojë rreth gjysmë milioni euro (Foto)

Ares Panther është gati për lansim, do të kushtojë rreth gjysmë milioni euro (Foto)

Duket se Ares Design është serioz, në sjelljen e një makine të fuqishme

Modeli Ares është parë teksa testohej në disa zona të Italisë, nën një shtresë atraktive kamuflazhi, transmeton Telegrafi.


Megjithëse nuk dukej asgjë konkrete, njohësit e automobilizmit konsiderojnë se gjithçka e ka gati dhe prezantimi mund të ndodhë shpejtë.

Këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e kompanisë, të cilën nuk kanë dhënë asnjë detaj apo datë lansimi.

Megjithatë, ngacmuan dashamirësit e makinave, duke bërë të ditur se Panther do të kushtojë më se gjysmë milioni euro.

Kjo lë të kuptohet se fuqia tij do të jetë e lartë, bashkë me luksin dhe teknologjinë e fundit.

Në anën tjetër, Ares Design është një kompani e themeluar së fundmi nga Dany Bahar – ish-zyrtar i lartë në Lotus, si dhe zëvendësdrejtor në Ferrari dhe Red Bull.

Ai ka hapur një sallon në Modena, që konsiderohet zemra e “luginës së super-makinave” me pretendimin që të krijojë makinë të nivelit të lartë – me Panterin që pritet të lansohet si tejet i kompletuar. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës - kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës - kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

EVs
Opel Frontera i ri bëri

Opel Frontera i ri bëri "daljen e parë publike" në Stamboll të Turqisë

Auto
“Made in China”, vetura e re elektrike Xiaomi SU7 u prish vetëm pas 39 kilometrave të përshkuara

“Made in China”, vetura e re elektrike Xiaomi SU7 u prish vetëm pas 39 kilometrave të përshkuara

Auto
Porsche zbulon datën e debutimit të modelit të ri 911

Porsche zbulon datën e debutimit të modelit të ri 911

Auto
Një prodhues veturash në prag të falimentimit, pronari po shet shtëpinë e tij me shpresën që të shmang më të keqen

Një prodhues veturash në prag të falimentimit, pronari po shet shtëpinë e tij me shpresën që të shmang më të keqen

Auto
BMW M4 CS, shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 3.2 sekonda – kushton 160 mijë euro

BMW M4 CS, shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 3.2 sekonda – kushton 160 mijë euro

Auto
Kalo në kategori