Ardit Stafaj rrëfen emocionet për humbjen e prindërve: Kur vdiq nëna m’u përvëlua shpirti

Banori i Big Brother VIP Kosova 4, Ardit Stafaj, ka ndarë ndjenjat e tij më të thella rreth prindërve që ka humbur.
Gjatë një bisede me Edin, ai u përqendrua tek humbja e nënës dhe ndikimi që kjo ka pasur në jetën e tij.
Kur Edi e pyeti se çfarë do të thoshte fjala 'nënë' për të, Arditi u përgjigj me një fjalë të fuqishme: “Gjithçka”.

“Prej atij momenti, kur më vdiq baba se nuk ka dallim, por nëna është pak më shumë mu këput shpirti, kur vdiq nëna m’u përvëlua shpirti”, rrëfeu ai.
Ai shtoi se humbja e prindërve ka ndryshuar gjithçka në jetën e tij.
Rrëfimi i tij ka prekur thellë, duke treguar një anë më të ndjeshme dhe njerëzore të jetës së tij jashtë ekraneve.
Këto momente e përshkruajnë Arditin si një person që, edhe në sfidat e mëdha, ruan ndjeshmëri dhe reflektim mbi vlerat dhe marrëdhëniet e tij. /Telegrafi/




























































