LAJMI I FUNDIT:

Ardiana Qorraj kandidate e PDK-së për kryetare të Deçanit

Ardiana Qorraj kandidate e PDK-së për kryetare të Deçanit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka prezantuar sot kandidaten për kryetare të ardhshme të Deçanit, zonjën Ardiana Qorraj.

Kjo është kandidatja e katërt grua nga PDK për kryetare komune, pas atyre në Gjakovë, Podujevë e Gjilan.


Krasniqi, ka shkruar në faqen e tij në Facebook se kandidatja e PDK-së për kryetare të Deçanit, zonja Ardiana Qorraj, një profesioniste e dëshmuar, është e përkushtuar fuqishëm për zhvillim të hovshëm, zbatimin e ligjit, gjasave dhe mundësive të barabarta në komunën e Deçanit. “Parimet e saj për qeverisjen komunale, do të jenë transparenca dhe llogaridhënia, promovimi dhe zhvillimi i turizmit, duke gërshetuar trashëgiminë arkitekturore, historike, arkeologjike dhe kulturore. Ardiana Qorraj do ta bëj rikonstruktimin e qendrës së Deçanit dhe ndërtimin e rrugës transit, legalizimin e ndërtimeve dhe ndërtesave, veprime këto që rrisin mirëqenien e qytetarëve të komunës së Deçanit”, tha Krasniqi.

“PDK si çdo herë, është prijetare në zbatimin e barazisë, duke kandiduar në katër komuna me kandidate gra. Sepse, PDK motivon dhe përkrah gratë në marrjen e përgjegjësive institucionale. Sepse i beson forcës së gruas për të zbatuar ligjin.Sepse gratë meritojnë më shumë besim dhe më shumë hapësirë”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori