LAJMI I FUNDIT:

Arbërie Nagavci tregon ofertën që Vetëvendosje i bëri LDK-së

Arbërie Nagavci tregon ofertën që Vetëvendosje i bëri LDK-së

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, deklaroi se partia e saj me vite është angazhuar që të jetë alternativa e vërtetë për vendin. Ajo tha se janë të gatshëm për kompromise në interes të qytetarëve, por jo dhe të grupeve klienteliste.

Duke kujtuar zgjedhjet e fundit të vitit 2017, Nagavci përmes një postimi në Facebook,  tha se Vetëvendosje e vetme e mundi koalicionin e LDK-së me katër parti të tjera. Ajo më tej  tha se në ç’kapjen e shtetit nga “Klani Pronto” nuk mund të udhëheq LDK-ja.


Analistët: U pa që nuk do të ketë koalicion parazgjedhor LDK-Vetëvendosje
Lexo po ashtu Analistët: U pa që nuk do të ketë koalicion parazgjedhor LDK-Vetëvendosje

“Në zgjedhjet e parafundit, në qershor 2014, ne u tradhtuam, kur pas VLAN-it, LDK shkoi me PDK-në duke shkelur marrëveshjen e 10 shtatorit 2014. Ne nuk mund të lejojmë të tradhtohemi sërish, dhe do të fitojmë këto zgjedhje, sepse qytetarët e duan ndryshimin e vërtetë. Në ç’kapjen e shtetit nga Klani Pronto nuk mund të udhëheq LDK”, tha ajo.

Nagavci foli edhe për ofertën që Lëvizja i ka bërë LDK-së, duke thënë se është për dy mandate dhe me rotacion për pozitën e kryeministrit.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk po kërkon vetëm ardhjen në pushtet, por një kërkim bashkëpunimi strategjik për së paku dy mandate. Kjo është oferta që i kemi bërë tash sa muaj LDK-së. Ne kemi propozuar rotacion në marrjen e përgjegjësisë, ashtu që në mandatin e parë qeverisës kabineti qeveritar do të udhëhiqej nga i nominuari i Vetëvendosjes, përderisa mandati i dytë t’i takonte LDK-së”, tha ajo.

Postimi i plotë:

A mund të paramendoni një qeverisje krejtsisht ndryshe, një qeverisje e cila garanton angazhim kundër krimit, korrupsionit e për çkapje të shtetit, për zhvillim ekonomik e përmirësim të cilësisë në arsim e në sistemin e shëndetësisë dhe atë jo për një mandat ose më pak, por për dy mandate së paku? 
Ne, duhet jo vetëm të guxojmë të besojmë, por këtë ta bëjmë të mundshme.

Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk po kërkon vetëm ardhjen në pushtet, por një kërkim bashkëpunimi strategjik për së paku dy mandate. Kjo është oferta që i kemi bërë tash sa muaj LDK-së. Ne kemi propzuar rotacion në marrjen e përgjegjësisë, ashtu që në mandatin e parë qeverisës kabineti qeveritar do të udhëhiqej nga i nominuari i VETËVENDOSJES!, përderisa mandati i dytë t’i takonte LDK-së.

Kjo jo vetëm se do të fuqizonte bashkëpunimin dhe do të rriste shpresat e qytetarëve, por do të ndihmonte të dy subjektet tona, LV! do të tregonte se çkapja e shtetit dhe luftimi i krimit e korrupsionit është betejë që mund të fitohet dhe LDK-së do t’i jepte mundësinë që duke bashkëqeverisur në një qeveri të pastër të tregonte se vërtet janë të gatshëm për t’u reformuar e për të pastruar veten nga e kaluara jo shumë e largët e jo shumë e lavdishme e qeverisjes me PDK-në.

Qytetarët tashmë s’kanë asnjë dyshim se Albin Kurti ka guximin, njohuritë dhe kapacitetin që të udhëheqë një qeveri që do ta fitojë betejën kundër korrupsionit e krimit dhe të jap modelin e një kursi të ri qeverisës.

Besoj se kjo bashkëqeverisje me rotacion do të forconte dhe pozicionin e vet Vjosa Osmanit si në partinë e saj ashtu dhe në mundësinë për të vazhduar një qeverisje ndryshe, për të bërë vërtet një kthesë në historinë e zhvillimeve dhe politikave në interes të qytetarëve duke e luftuar të keqen e jo duke bërë përpjekje vetëm për ta zbutur atë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori