LAJMI I FUNDIT:

Arbëria befason edhe Prishtinën – ia merr një pikë të artë

Arbëria befason edhe Prishtinën – ia merr një pikë të artë
Foto: FC Prishtina

Arbëria dhe Prishtina i kanë ndarë pikë në kuadër të javës së dytë në Superligën e Kosovës, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Pas vetëm dhjetë minutash lojë, Arbëria kaloi në epërsi me anë të Dior Zabërgjës që shënoi nga një goditje e fuqishme jashtë zonës.

Por, vendasit nuk e festuan edhe shumë golin, shkaku që në minutën e 35-të, Otto John i barazoi shifrat në 1-1.

FT| Arbëria – Prishtina 1-1 (1-1)⏱10’ ⚽️ Zabërxha⏱35’ ⚽️ John – Mankenda 🅰️

Publiée par FC Prishtina sur Mardi 22 septembre 2020

Në pjesën e dytë, Prishtina ishte edhe më kërkuese, duke rrezikuar me anë të Endrit Krasnqit dhe John, mirëpo portieri Donat Kaçiu ndaloi goditjet e tyre.

Kryeqytetasit kishin një mundësi të artë që të përmbysnin rezultatin, mirëpo Bruno Arrabal e largoi topin nga vija e portës së Arbërisë në minutën e 70-të.

Prishtina tentoi deri në fund që të merrte tri pikë, mirëpo meritat për një pikë për debutuesit në ligë i takuan Kaçiut që ishte vendimtar me pritjet e tij.

Prishtina është aktualisht lider i Superligës me katër pikë, aq sa ka edhe Arbëria në vendin e dytë, pas javës së dytë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori