LAJMI I FUNDIT:

Arben Ahmeti: Thaçit po i ngutet për marrëveshje me Serbinë, shkaku i Gjykatës Speciale

Arben Ahmeti: Thaçit po i ngutet për marrëveshje me Serbinë, shkaku i Gjykatës Speciale

Analisti Arben Ahmeti ka thënë se Vuçiqi ka komoditet të vonojë një marrëveshje, por Thaçi nuk e ka këtë komoditet.

Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se komoditet për të pritur ka edhe Kosova por nuk Hashim Thaçi për shkak të Gjykatës Speciale.


“Thaçit i ngutet për shkak të zhvillimeve që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale, por nuk duhet që agjenda e një personi qoftë edhe e presidentit të Kosovës të vendoset si agjendë e Kosovës”.

Ahmeti thotë se Vuçiqi ka tri fytyra, por në BE duan ta shohin si të vetmin që mundë ta pengojë Serbinë të shkojë drejt Rusisë.

“Një pjesë e perëndimit e sheh Vuçiqin si i vetmi që mund ta ndalë Serbinë të shkoj me Rusinë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Raporti i Dick Marty, sipas analistit, ka qenë në tavolinë të bisedimeve, “ndërsa ne kemi pasur frikë të merremi me krimet serbe e as me dëmet e luftës”.

Analisti ka thënë se Kosova bisedon prej tetë vitesh me Serbinë, por deri tani asnjë përfitim nga Bashkimi Evropian nuk i ka ardhur Kosovës.

“Kemi dështua të ndërtojmë politikë të jashtme, e tash po shpresojmë të hyjmë në BE duke bërë marrëveshje me Vuçiqin”, deklaroi Ahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Kronika e Zezë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kalo në kategori