LAJMI I FUNDIT:

Arafat Muaremi: Ne jemi ruajtësit e buxhetit, po ndjekim çdo shpallje publike

Arafat Muaremi: Ne jemi ruajtësit e buxhetit, po ndjekim çdo shpallje publike

Drejtori i Policisë Financiare Arafat Muaremi, mbrëmë për 1TV ka folur rreth hetimeve që i bën Policia Financiare në lidhje me fondet buxhetore.

“Është e saktë se kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se gjithë paratë që janë marrë në mënyrë joligjore po kthehen. Policia Financiare është një nga mjetet që të konfirmohen këto fonde ilegale. Ne kemi mundësi të gjejmë ku janë paratë, gjegjësisht udhëheqim hetime financiare. Do të konfirmojmë për sa para është dëmtuar buxheti i shtetit”, tha Muaremi, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai gjithashtu shpjegoi procesin nën të cilin po bëhen hetime në Policinë Financiare.

“Nuk mund me saktësi të tregojmë ku janë paratë. Hetimet financiare janë proces i gjatë dhe kërkon kohë. Unë disa herë kam thënë se ne duhet të jemi ruajtësit e buxhetit, ne duhet të ndjekim harxhimin e fondeve publike. Këtë po e bëjmë tani. Po e ndjekim çdo shpallje publike që bëhet nën organet kompetente”, tha Muaremi.

Ai më herët ka deklaruar se në vitin 2013 janë larë mbi 200 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori