LAJMI I FUNDIT:

Aq më shumë që shpenzoni kohë me nënën tuaj, aq më gjatë ajo do të jetojë

Aq më shumë që shpenzoni kohë me nënën tuaj, aq më gjatë ajo do të jetojë

Anuloni planet për të dalë me shoq;ri, më mirë është të dilni apo të rrini në shtëpi me nënën tuaj.

Pse? Sepse kështu ju faktikisht mund t’ia zgjatni jetën asaj – transmeton Telegrafi.


Doktorët e Universitetit të Kalifornisë kanë kryer një studim për të zbuluar nëse vetmia ka ndikim përcaktues në jetëgjatësinë e njeriut më shumë sesa aspektet tjera të shëndetit.

Pas 6 viteve analiza, eksperimente e hulumtime, shkencëtarët kanë zbuluar se vetmia faktikisht ka ndikim më të madh te të moshuarit sesa ç’është menduar më parë.

Të moshuarit që kishin deklaruar se kanë lidhje domethënëse dhe shoqërohen me tjerë kanë jetuar më gjatë sesa ata të cilët kanë shprehur ndjenja të vetmisë.

Siç duket, vetmia i shpie njerëzit drejt vdekjes më shpejt.

Sipas studimit, vdekja mund të shkaktohet edhe nga ndjenjat negative psikologjike të cilat shkaktojnë dobësim të shëndetit – një prej këtyre ndjenjave është edhe vetmia.

Vetmia nuk ka të bëjë me atë se nuk keni me kë të flisni, por më shumë me atë se nuk keni një lidhje domethënëse me njerëz tjerë.

Prandaj, gjeni kohë për nënën edhe nëse jeni shumë të zënë. Ftojeni një vikend për mëngjes me fëmijët tuaj, pyeteni për këshilla, lëreni të vijë me ju t’ju ndihmojë për të blerë gjëra.

Dhe, nëse nuk jetoni afër nënës, provoni ta vizitoni sa më shpesh që mundeni. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori