Pas përfundimit të analizës së detajuar mbi numrin dhe karakteristikat demografike të të rinjve që nuk janë në shkollë, punë apo trajnim, Qeveria e Republikës së Kosovës ka parë nevojën për ndërhyrje të menjëhershme institucionale.
Kështu thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Financave.
“Si rezultat, në takimin e dytë ministror është aprovuar Plani i Zbatimit për Skemën e Garantuar për të Rinj që ka për qëllim zvogëlimin e numrit të të rinjve që nuk janë në punësim, shkollim apo trajnim, si dhe sigurimin e një oferte për punësim për të gjithë personat (15-29 vjeç), brenda katër muajve që deklarohen si punëkërkues.
Si hap fillestar, plani parasheh përmirësimin e cilësisë së edukimit profesional, rritjen e numrit të profileve të ofruara nga Qendrat për Edukim Profesional si dhe akreditimin e tyre, zgjerimin e mundësive të të mësuarit nga praktika, ofrimin e edukimit profesional për të rritur si dhe njohjen e mësimit paraprak”, thuhet në njoftim.
Në këtë linjë, paralelisht me ndërhyrjet në sistemin e edukimit profesional, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të bëjë zgjerimin e kapaciteteve të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës dhe rritjen e efektivitetit të shërbimeve të ofruara nga kjo Agjenci, duke inkuadruar edhe shërbime të reja si psh. orientimi në karrierë.
“Pas kësaj, MFPT do të ridizajnojë Masat Aktive të Tregut të Punës për të siguruar mbulueshmëri të një numri më të madh veçanërisht të personave jo-aktivë dhe atyre të dekurajuar.
Në fund të takimit, të gjithë pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë që të vazhdojnë punën me hapa konkretë për realizimin e qëllimit të Skemës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
TECHTONIC në Prishtinë: Hapet zinxhiri i dyqaneve të pajisjeve të teknologjisë

Tri dekada plot sukses dhe arritje për Alba qeramika

Merr udhëtimin që meriton me Prime Travel

Ja pse Kontura Profiles bën linjën më të sigurt të prodhimit – bashkëpunimi me një ndër prodhuesit më të njohur italian

Interex nis projektin “Pemë më shumë në qytetin tim”

Pse fluturimet drejt dhe nga Gjermania janë kaq të shtrenjta?

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen