LAJMI I FUNDIT:

Apple Watch Ultra 2 do të ketë pjesë të printuara nga teknologjia 3D

Apple Watch Ultra 2 do të ketë pjesë të printuara nga teknologjia 3D

Një raport i ri nga një analist i cili shpesh nxjerr informata të sakta të brendshme nga Apple, Ming-Chi Kuo është publikuar së fundmi.

Këtë herë, analisti konfirmon thashethemet e mëparshme duke thënë se Apple do të lëshojë një vazhdim të Apple Watch Ultra origjinal dhe do ta bëjë këtë më vonë këtë vit.


Kuo përmend vetëm se ora e re do të vijë diku në gjysmën e dytë të këtij viti, por është e arsyeshme që lansimi i saj ose do të ndodhë në shtator së bashku me serinë e re iPhone-ëve, ose ndoshta, edhe në një tjetër event në tetor, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.

Pavarësisht se kur do të prezantohet ora e mençur, ajo do të ketë veçori interesante: pjesë të printuara nga teknologjia 3D. Apple thuhet se do të përshtat edhe më tepër teknologjinë e printimit 3D, dhe se procesin në fjalë do ta përdorë për “disa nga pjesët mekanike të titanit” në Watch Ultra-n në ardhje.

Këto pjesë do të duhet ende të kalojnë nëpër disa procese CNC, por edhe kalimi i vetëm një pjese të prodhimit të disa komponentëve në printim 3D do të vazhdojë të shkurtojë kohën dhe kostot e prodhimit.

Kuo zbulon se Farsoon dhe BLT janë furnizuesit e printerëve 3D për Apple, përderisa IPG Photonics është furnizuesi ekskluziv i komponentëve të kërkuar lazerik.

Nëse futja e printimit 3D në prodhimin e Apple Watch Ultra funksionon mirë, atëherë kompania pritet të adoptojë teknikën edhe për më shumë produkte të saj në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Teknologji
Ambasada amerikane në Kosovë nominon platformën Tive me Çmimin e Sekretarit Blinken, për fuqizimin e grave kosovare në teknologji

Ambasada amerikane në Kosovë nominon platformën Tive me Çmimin e Sekretarit Blinken, për fuqizimin e grave kosovare në teknologji

Teknologji
Kalo në kategori