Pandemia është ende shumë e pranishme në shoqëri pavarësisht shkallëve të larta të vaksinimit në disa vende, por kjo është si pasojë e varianteve të reja të Covid-19 që kanë gjeneruar rritje të rasteve dhe për këtë arsye shumë biznese vendosin të mbyllen sërish.
Një prej tyre është gjiganti i teknologjisë Apple, i cili ka mbyllur disa nga dyqanet e tij në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.
Kompania ka mbyllur 16 dyqane në ‘Qytetin që nuk fle kurrë’.
Ndër ato që bien në sy janë ato të SoHo, Grand Central, World Trade Center dhe Fifth Avenue, të gjitha për shkak të variantit omicron të COVID-19, i cili ka rezultuar të jetë shumë ngjitës.
Vende të tjera të prekura përfshijnë Upper West Side, West 14th Street, Staten Island dhe Bronx.
Pavarësisht këtij vendimi, kompania do t’i lejojë klientët të porosisin online dhe të marrin në dyqane, megjithëse blerësit nuk do të mund të hyjnë në dyqan dhe mbështetja e Genius Bar nuk do të jetë e disponueshme, transmeton Telegrafi.
Nju Jorku nuk është i vetmi qytet i prekur, pasi kompania e Steve Jobs ka mbyllur vendndodhje të tjera në Los Anxhelos (përfshirë dyqanin e saj Tower Theatre), Uashington DC (Biblioteka Carnegie) dhe dyqane të tjera në Ohio, Teksas, Xhorxhia dhe Florida.
Nga ana tjetër, për të njëjtën situatë është mbyllur edhe dyqani Regent Street në Londër.
Kjo nuk ka ndodhur vetëm javën e kaluar.
Sipas Bloomberg, prej disa javësh dyqanet e Apple në Shtetet e Bashkuara kanë mbyllur gradualisht dyert e tyre, pasi numri i infeksioneve tek punonjësit e tyre është rritur. Gjithashtu, disa dyqane në Kanada janë të mbyllura.
Dyqanet e prekura deri më tani kanë qenë Dadeland dhe The Gardens Mall në Florida, Lenox Square në Atlanta, GA, Highland Village në Houston, TX, Summit Mall në Ohio, Pheasant Lane në New Hampshire dhe Sainte-Catherine në Montreal, Kanada.
Sipas informacioneve nga Reuters, kompania e Jeff Bezos nuk do të marrë pjesë në ngjarje këtë janar të ardhshëm për shkak të “ndryshimit të shpejtë të situatës dhe pasigurisë që rrethon”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Rinovohen ambientet e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës
Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?