LAJMI I FUNDIT:

Apple thuhet se po përballet me një gjobë prej 500 milionë eurosh nga BE-ja për kufizimet e qasjeve në transmetimin e muzikës

Apple thuhet se po përballet me një gjobë prej 500 milionë eurosh nga BE-ja për kufizimet e qasjeve në transmetimin e muzikës

Apple thuhet se po përballet me një gjobë prej 500 milionë eurosh nga BE-ja për kufizimet e qasjeve në shërbimet e transmetimit të muzikës, gjë që cilësohet të jetë goditje historike për kompaninë teknologjike amerikane.

Komisioni Evropian po heton nëse Apple ka bllokuar transmetuesit e muzikës që u tregojnë përdoruesve mënyra më të lira për abonime jashtë aplikacionit AppStore.


Brukseli po planifikon të vendosë një gjobë prej 500 milionë eurosh, e cila do të përfaqësonte një vendim historik kundër Apple pas vitesh ankesa nga kompanitë, shërbimet e të cilave ofrohen përmes aplikacioneve të iPhone, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Kompania suedeze e transmetimit, Spotify, ka paraqitur një ankesë gjatë vitit 2019 në BE, me pretendimin se Apple kufizon zgjedhjen në AppStore duke ngarkuar një tarifë prej 30 për qind për instalimin e aplikacioneve. Gjithashtu, thuhet që Apple të ketë penguar Spotify të informojë klientët për marrëveshje më të mira dhe më të lira.

Por, sipas kompanisë, tarifa e saj justifikohet pasi shpenzon shumë para për funksionalizimin e AppStore, dhe i ofron Spotify qasje të qindra miliona klientëve.

Prandaj, Komisioni Evropian po heton për të kuptuar nëse veprimet e Apple janë të paligjshme dhe kundër rregullave të bllokut që zbatojnë konkurrencën.

Gjiganti teknologjik nuk është përballur kurrë me një gjobë nga Komisioni Evropian, megjithëse mori një gjobë prej 1.1 miliardë eurosh nga Franca në vitin 2020.

Megjithatë, ajo dhe kompanitë e tjera teknologjike janë nën vëzhgim për shqetësimet e konkurrencës në treg.

Ndryshe, Google po apelon kundër gjobave prej më shumë se 8 miliardë euro të vendosura nga BE-ja. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz

A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Apple raporton për rënien më të madhe të shitjeve të iPhone që nga muajt e parë të pandemisë

Apple raporton për rënien më të madhe të shitjeve të iPhone që nga muajt e parë të pandemisë

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Kalo në kategori