Apple shiti 61 milionë iPhone për tre muaj

Numri i iPhone-ëve të shitura nga kompania me bazë në Cupertino që nga janari i këtij viti është pothuajse i njëjtë me numrin e përgjithshëm të njerëzve që aktualisht jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Apple e bëri njoftimin befasues dje gjatë prezantimit të rezultateve financiare për tremujor.
Ai gjithashtu zbuloi se dy të tretat e të ardhurave totale të saj vijnë nga shitjet e serisë së telefonave të saj jashtëzakonisht të suksesshëm, iPhone.
Rezultatet e fundit të Apple kanë tejkaluar pritjet shumicës së analistëve të tregut për tre muajt e parë të vitit, kur shitjet tradicionalisht kishin rënie.
Shitjet e iPhone janë rritur për 72 për qind në Kinë - një vend ku Apple ka shpresa të mëdha për zgjerim. (Telegrafi)
Nga
Telegrafi
28/04/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































