LAJMI I FUNDIT:

Apple shet 1 miliard iPhone

Apple shet 1 miliard iPhone
iPhone-i i parë është lansuar në vitin 2007, pajisje kjo e cila në atë kohë kishte ndryshuar plotësisht tregun e telefonave mobil.

Para iPhone, telefonat mobil nuk ishin shumë interesant, por pas lansimit të modelit të parë të telefonit të Apple, prodhuesit tjerë të telefonave mobil filluan të prodhojnë pajisje më të mira.


Ndërkohë, tani Apple ka lajmëruar se ka shitur pajisjen e një miliardtë që prej lansimit të iPhone-it të parë në 2007.

iPhone i parë ishte lansuar nga Steve Jobs në janar të 2007-tës dhe ka dalur në shitje në qershor të të njejtit vit.

“Javën e kaluar ne kemi kaluar një moment tjetër historik me shitjen e iPhone-it të një miliardtë. Ne kurrë nuk kemi tentuar të bëjmë më shumë por gjithmonë kemi dashur të krijojmë produkte që dallojnë dhe bëjnë ndryshim.” – ka deklaruar drejtori ekzekutiv i kompanisë.

Kompania pritet të lansoj iPhone-ët e rinjë në shtator të këtij viti.